Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë vizitë në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Grigol Vashadze zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai do të takohet me zv.kryeministrin, dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, me të cilin më pas do të japin dhe një konferencë për shtyp.
Delegacioni gjeorgjian përbëhet nga drejtori i Departamentit për politikat e sigurisë dhe integrimin Euro-Atlantik. Giorgi Dolidze dhe Zv/Drejtorja e Departamentit për Çështjet Europiane në MPJ të Gjeorgjisë.