E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Shqiperia zhvillime pozitive ne permbushjet te prioriteteve

Në Ministrinë e Integrimit u mbajt takimi i tretë dhe i katërt i "nënkomitetit “Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca" dhe Nënkomitetit të Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Në nënkomitetin e Drejtësisë u diskutua rreth zhvillimeve kryesore sipas fushave, kryesisht progresi ne reformën gjyqësor, luftën kundër korrupsioni, krimit të organizuar, menaxhimit të kufirit, azilit dhe migracionit si dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Drejtuesi i Seksionit Politik pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Rumbold, në fjalën e tij, vuri theksin në përmbushjen e 12 prioriteteve të opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë duke vlerësuar zhvillimet e fundit në përmbushje të këtyre prioriteteve. Ndërsa në nënkomitetin e tregut të brendshëm e konkurrencës u raportua mbi performancën e institucioneve shqiptare përgjatë vitit 2011 dhe 2012, në zbatim të angazhimeve të marra në MSA dhe programin e Qeverisë, me fokus harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve administrative, si një element kyç në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›