E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nenshkruan deklaraten e propozimeve per reformen

Partitë politikë të opozitës, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, në të cilën kërkohet korrektim kombëtar i sistemit aktual zgjedhor. Krerët e partive të vogla në opozitë, kanë zhvilluar një takim me kryesocialistin Edi Rama, i cili është një prej nënshkruesve të kësaj deklarate, për të diskutuar në parim mbi kërkesat që parashtrohen në këtë paketë propozimesh. Në fund të takimit kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo ka bërë me dije se propozimet do të dërgohen në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore.

Duke folur në emër të partive opozitare Milo, kërkoi që kjo deklaratë të nënshkruhet edhe nga Partia Demokratike, forca kryesore në mazhorancë. Në një prononcim për ABC NEWS, Ilir Rusmali, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e fundit të subjekteve politike për ndryshimet në ligjin zgjedhor, ka deklaruar se mirëpret propozimet që lidhen me reformën zgjedhore. Zoti Rusmali vlerësoi si pozitiv faktin nga dje në sot kryesocialisti Edi Rama ka ndryshuar qendrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›