E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem i Turqise viziton Kosoven

Ministri i Jashtem i Turqise Ahmet Davutoglu i ka siguruar udheheqesit e Kosoves se vendi i tij do te mbeshtese Kosoven ne procesin e njohjeve te reja ndersa ka nenvizuar edhe mbeshtetjen per teresine tokesore te Kosoves dhe te drejten e qeverise se saj per te shtrire autoritetin e vet ne te gjitha pjeset e vendit.

Ai i ka bere keto komente ne fillim te vizites se tij ne Kosove ku arriti sot pasdite.

Gjate kesaj vizite pervec takimeve me udheheqesit politike shefi i diplomacise turke do te marre pjese edhe ne perurimin e qendrave kulturore turke ne Prishtine dhe ne Prizren.

Ministri i Jashtem turk pritet te mberrije ne Bosnje-Hercegovine te dielen per bisedime me anetare te presidences dhe udheheqes politike. Ne Bosnje ai do te marre edhe nje doktorate nderi nga Universiteti i Tuzles.

Vizita e shefit te diplomacise turke eshte ne funksion te sic thuhet diskutimit te ceshtjeve rajonale por edhe pjesemarrja ne festimet e muajit te Ramazanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›