Shqiperi Presidentja e ACR perseri thirrje minatoreve ne proteste per bisedime

Ne Shqiperi presidentja e kompanise austriake ACR e cila administron minieren e Bulqizes i beri sot thirrje minatoreve ne proteste qe te ulen bashkarisht per te gjetur zgjidhjet e kerkuara.
Presidentja e ACR Skatche Depich ju drejtua me nje mesazh minatoreve duke ftuar qe nje perfaqesi e tyre prej kater personash te uleshin e te bisedonin me te. Ajo ka saktesuar se perfaqesuesit duhet te ishin vetem punonjes te minieres duke perjashtuar keshtu mundesine e bisedimeve me drejtuesit e sindikatave.
Presidentja e ACR ka premtuar se pervec permiresimit te kushteve te punes do te punohet edhe per hapjen e galerive te tjera te thellesise nje tjeter kerkese e nminatoreve kjo. Ne mesazhin e saj nenvizohet se kompania vazhdon te jete e hapur per bisedime me minatoret per te gjetur nje zgjidhje per kerkesat e tyre pjesen me te madhe te se cilave kompania deklaron se i ka plotesuar.
Pasdite sindikata e minatoreve pati nje takim edhe me nenkryetarin e Bashkise se Bulqizes per te diskutuar rreth propozimeve te kompanise austriake por edhe pas ketij takimi gjendja nuk ka ndryshuar dhe minatoret refuzojne perjashtimin e sindikates nga bisedimet.
Protestat ne Bulqize kane nisur qe prej afro dy muajsh dhe minatoret deklarojne se ne mungese te nje marreveshje keto protesta do pershkallezohen me tej.