E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci-Makolli: Hapa për ruajtjen e identitetit të disporës

TIRANË- Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli është pritur në një takim nga ministri i Kuturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi. Në qëndër të këtij takimi ishin hapat që duhet të ndërmerren për ruatjen e identitetit të diasporës shqiptare, duke nisur me hapjen e shkollave shqipe.

“Shqiptarët në Europë dhe në botë nuk kanë kufij, është diaspora shqiptare. Janë nga treva dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës , Maqedonisë, Serbisë Jogore, malit të Zi, por janë të gjithë shqiptarë dhe ne duhet të bashkërendojmë punën. Fondet dhe burimet nuk janë të shumta. Si në fushën e arsimit, si në të kulturës, këto janë instrumentat që ne duhet të përdorim të bashkërendojmë punën, midis një diaspore që është 2 milion shqipëtarë”- theksoi Bumci.

Ministri kosovar Makolli, nga ana tjetër nënvizoi se me ndihmë të Kumunietit të Diasporës, i cili do të krijohet së shpejti do të zbatohet një poltikë e përbashkët në raport me përkujdesje më të mirë për diasporën.

“Ne do të shohim format dhe modalitetet e këtij bashkëpunimi qoftë në fushën e arsimit, qoftë në fushën e kulturës më duhet të them që sot po ashtu kam marrë një lajm nga ana e kryeministrit Berisha, për krijimin e një Komunitetit për Diasporën, i cili do të jetë i autorizuar të hartoje dhe zbatoje të gjitha politikat shtetërore të Republikës së Shqipërisë në raport me diasporën, gjithsesi duke pasur një diasporë të përbashkët shtrohet edhe domosdoshëria dhe nevoja e krijimit të formave të bashkëpunimit, të cilat do të rezultojnë me një përkujdesje më të mirë në raport me diasporën në veçanti dhe me gjeneratat treta”,- deklaroi ministri i Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›