E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tiranë liron nga detyra 51 inspektorë, për performancë të ulët

TIRANË- Bashkia e Tirnës ka liruar nga detyra 51 inspektorë për performancë të ulët dhe infoermalitet.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit”,- thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë më të madhe në vend.

Ndërkohë bashkia sqaron se vendimi ka ardhur pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve.

Nga vëzhgimet e kryera nga kjo drejtori, ka rezultuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›