E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi Serbet ne Kosove nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhje

Serbia tha se serbet ne Kosove nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te parat qe kur Prishtina shpalli pavaresine ne vitin 2008.

Ne nje deklarate te bere sot nga qeveria e Beogradit thuhej se nuk jane pjekur kushtet qe popullsia serbe te marre pjese ne zgjedhje. Aty thuhej gjithashtu se mosmarreveshjet duhen zgjidhur permes dialogut.

Beogradi nuk e pranon pavaresine e Kosoves e cila njihet nga 70 vende duke perfshire Shtetet e Bashkuara dhe shumicen e vendeve te Bashkimit Evropian.

Nen trysnine e Perendimit Serbia ka rene dakord per dialog te hapur me Kosoven por vazhdon te refuzoje me kembengulje te njohe Kosoven e pavarur.

Javen e kaluar parlamenti i Kosoves miratoi nje vote mosbesimi ndaj qeverise se kryeministrit Hashim Thaci gje qe coi ne vendimin per mbajtjen e zgjedhjeve me 12 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›