Nexhat Daci shpallet fajtor per keqperdorim te buxhetit te Parlamentit te Kosoves

Nje gjykate ne Prishtine e shpalli fajtor dhe e denoi kryetarin e Lidhjes Demokratike te Dardanise Nexhat Daci me 1 vjet e gjysme heqje lirie me kusht per dy vjet.
Zoti Daci eshte shpallur fajtor per sic thuhet keqperdorimin e buxhetit te Parlamentit te Kosoves duke blere syze dhe duke rregulluar dhembet me parate e buxhetit te Kosoves ne periudhen kur ishte kryetar i Parlamentit te Kosoves.
Sipas gjykates zoti Daci gjate dy viteve te ardhshme nuk do te kete te drejte te ushtroje asnje funksion publik.
Gjykata denoi po ashtu ish keshilltarin e tij Ahmet Alishani me gjashte muaj heqje lirie per shkak se sic thuhet kishte ndihmuar zotin Daci ne kryerjen e vepres se tij.