Shqiperi Parlamenti debaton projekt-buxhetin e ri

Parlamenti shqiptar nisi sot diskutimin e projekt-buxhetit te shtetit per vitin 2011 ne valen e kritikave te opozites per mungese transparence ne investime dhe ne borxhe si edhe me ambicjet e reja te qeverise per ndertime veprash te medha publike.
Opozita socialiste e kritikoi projekt-buxhetin per llogaritje euforike te investimeve publike per vitin e ardhshem dhe tha se shume prej tyre jane llogaritur per efekte politike fushateske. Deputeti socialist Arben Malaj tha se projekt-buxheti i sjelle nga qeveria e djathte nuk eshte realist as ne parashikimin e investimeve as ne parashikimin e mbledhjes se taksave as ne ate te rritjes ekonomike.
Debati per projekt-buxhetin perfshiu me shume komisionin parlamentar te ekonomise per disa ore nderkohe qe ai po diskutohet ne te gjitha komisionet e tjera te parlamentit me disa dite vonese. Ministri i financave Ridvan Bode tha se kjo vonese u shkaktua nga shitja e eurobondit shqiptar ne tregjet nderkombetare. Zoti Bode pohoi se ky projekt-buxhet i ri rrit ndjeshem fondet e zhvillimit rajonal parashikon investime te medha ne infrastrukture shkolla e spitale si edhe nje rritje te re te zakonshme tashme te pagave e pensioneve.
Fondi Monetar Nderkombetar i kerkoi Shqiperise te ule deficitin buxhetor dhe borxhin e brendshem gjate hartimit te projekt-buxhetit per te rritur qendrueshmerine dhe normalitetin e ekonomise se vendit. Nje mision i FMN vizitoi Shqiperine ne kohen kur qeveria hartoi projekt-buxhetin e vitit te ardhshem dhe deklaroi se ulja e borxhit dhe e deficitit duhen bere me masa dhe parashikime realiste.
Sipas FMN-se rritja ekonomike eshte 3 per qind kete vit dhe parashikohet rreth 35 per qind vitin e ardhshem me nje inflacion mesatar rreth 3 per qind. Me kete parashikim mbledhja e te ardhurave duhet te rritet 6-7 per qind - tha FMN duke theksuar se - borxhi publik i Shqiperise eshte ne nivel te larte dhe ky eshte rreziku kryesor ne ekonomine e brendshme.