Ministri i Jashtëm izraelit: Festimet e opozitës janë të parakohshme, Likud është partia më e madhe
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, i ka cilësuar si “të parakohshme” festimet e opozitës pas publikimit të rezultateve të para të sondazheve për zgjedhjet.

“Likud është partia më e madhe në Izrael. Është gjithmonë mirë të mësosh diçka nga e kaluara”, shkroi Saar në një postim në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Miki Zohar, anëtar i partisë Likud dhe ministër i Kulturës dhe Sportit në qeverinë e Benjamin Netanyahut, paralajmëroi se çdo lider që do të përpiqet të formojë një qeveri koalicioni me mbështetjen e partive arabe izraelite do t’i japë fund karrierës së tij politike.
“Nëse Eisenkot, Lieberman dhe Bennett përpiqen të formojnë një qeveri me partitë arabe, kjo do të shënojë fundin e karrierës së tyre politike brenda një kohe shumë të shkurtër”, shkroi Zohar në një postim në platformën X.
“Publiku nuk do t’i falë dhe nuk do t’i harrojë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, Saar kritikoi gjithashtu atë që i cilësoi si “deklarata të komentuesve të njëanshëm” pas publikimit të rezultateve të sondazheve në dalje.