E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Lavrov paralajmëron përshkallëzim të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, deklaroi sot se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Sergei Lavrov

Duke komentuar një bisedë telefonike të zhvilluar më herët të martën mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të Finlandës dhe Norvegjisë, Lavrov tha se ata nuk kishin propozuar asgjë të re lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Ai shtoi se vendet evropiane thjesht po përpiqen të luajnë një rol në procesin e negociatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›