E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm maqedonas, vizitë në Tiranë

TIRANE- Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki ndalet sot per nje  vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Kjo është vizita e radhës e ministrit Popovski në kuadër të turneut të tij Ballkanik, të nisur që nga marrja e detyrës para tre muajve.

Bashkëpunimi dypalësh, integrimet e përbashkëta euroatlantike si dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët, do të jenë temat e takimit midis ministrave Haxhinasto dhe Poposki.

Gjithashtu siç bëhet e ditur nga MPJ në Shkup, Poposki do të shtrojë edhe çështjen e bojkotit të regjistrimit nga ana e pakicës maqedonase në Shqipëri dhe do të tentojë arritjen e një zgjidhje.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ai ka paraparë takime me komunitetin pakicë maqedonas dhe takime tjera. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›