E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia, Maqedonia pas Kosovës e Bosnjes

Maqedonia radhitet pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës për shkallën e lartë të papunësisë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtën pozitë gjatë viteve të fundit.

Sipas ESHS-së, numri i personave që janë punësuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është rritur 2.5%, ndërsa papunësia rezulton me ulje vetëm për 0.9% në krahasim me vitin e shkuar, informon agjencia e lajmeve INA. ESHS bën të ditur se nga të dhënat e tremujorit të dytë të këtij viti rezultojnë 31.3% apo rreth 300 mijë të papunë.

Në Kosovë shifrat janë më alarmante, pasi sipas institucioneve përgjegjëse qeveritare bëhet e ditur se në vend numërohen mbi 40% të papunë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›