Gërdeci, akuza kërkon sot masën e dënimit për 29 të pandehurit
Procesi i stëzgjatur i Gërdecit duke se po shkon drejt finishit. Në seancën e sotme gjyqësore pritet që organi i akuzës të kërkojë masën e dënimit për 29 të pandehurit.
Shpërthimi i 15 marsit të 2008-s në fshatin Gërdec u mori jetën 26 personave, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur e qindra shtëpi e biznese në zonë u shkatërruan.
Procesi i nisur pas tragjedisë është zvarritur për tre vjet në Gjykatën e Tiranës, ndërsa të gjithë të akuzuarit gjykohen në arrest shtëpie, pasi kanë përfituar nga përfundimi i afateve të paraburgimit.