E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në Tiranë ministri maqedonas Nikolla Popovski

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski viziton sot Tiranën ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit. Kryediplomati Popovski vjen në Tiranë me ftesë të zëvendëskryeministrit, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto.

Në qendër të diskutimit mes dy homologëve në rajon do të jetë bashkëpunimi bilateral në fusha të ndryshme, integrimi në BE dhe në nismat e tjera euroatlantike. Nisur nga fakti se sikundër edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni në 1 tetor ka nisur regjistrimi i popullsisë apo Censusi pritet që çështje me rëndësi në diskutimet mes Haxhinastos e Popovskit të jetë edhe bojkotimi i lajmëruar i regjistrimit nga ana e pakicës maqedonase që jeton në Shqipëri.

Diskutimet mes dy krerëve të diplomacive synojnë arritjen e një zgjidhjeje duke qenë se dy palët e kanë tejet të rëndësishëm suksesin e Censusit të popullsisë dhe banesave, si një kërkesë e BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›