E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i METE ne Shkoder inspekton hidrocentralin Ashta 1

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës njëherësh dhe zëvëndëskryeministër, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet e fundit në HEC Ashta. I shoqëruar nga drejtues të kompanisë ndërtuese të hidrocentralit, ministri Haxhinasto u shpreh se ky investim është i një rëndësie të vëçantë për sistemin hidrik në vend. Haxhinasto shtoi se qeveria shqiptare ka një sërë projektesh tjera në sistemin hidroenergjetikon.
Ministri Haxhinasto u shpreh edhe në lidhje me situatën hidrike në vend, ai u shpreh se është situatë nën kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim pavarësisht thatësirës.
Hidrocentrali Ashta është i fundit në kaskadën e lumit “Drin”, ai do prodhojë rreth 110 KV orë energjie elektrike në ditë dhe do shërbejë për furnizimin me energji të rreth 120 mijë familje të kësaj zone. Kapaciteti i përgjithshëm i të dy hidrocentraleve Ashta I dhe Ashta II me turbina Matrix shkon në 50 MW; 242 milionë kilovat/orë energji do të prodhohen mbi një bazë vjetore. Fillimi i punimeve për HEC-in e mësipërm është programuar në fillim të 2010; më tepër se  200 millionë euro do të investohen.

Ndërkohë ministri i METE foli dhe për privatizimin e Albpetrol-it, ku sqaroi se komisioni po shqyrton ofertat dhe pas shqyrtimit të tyre do të shpallet fituesi. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›