E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiten trojet qe me pare jepeshin me qira

16/09/2010Ekzekutivi miraton procedurat e shitjes se pronave shoqerive ku shteti eshte aksioner

Parate u kalojne subjekteve te shpronesuara ose fondit per kompensimin e ish-pronareve

Qeveria vendosur te nxjerre ne shitje trojet qe deri tani ishin dhene ne perdorim apo me qira. Keto troje do te mund te blihet nga shoqeri te ndryshme tregtare pjese e te cilave do te jete vete shteti. Ne vendimin e miratuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave eshte percaktuar procedura qe do te ndiqet per te realizuar shitjen e ketyre trojeve. Sipas vendimit per realizimin e shitjes do te ngrihet nje komision i posacem i cili do te kryeje vleresimet perkatese. Organi qe me ligj eshte pergjegjes per procesin e shitjes Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave me marrjen e dokumentacionit perkates i kerkon Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave konfirmimin nese ka vendime te dhena me pare nga ana e komisionit te kthimit dhe kompensimit te prones per siperfaqen perkatese te dy gentplaneve te konfirmuara nga prefektura. Po ashtu kjo instance do te kerkoje edhe cmimin e shitjes se truallit perkates sipas hartes se cmimeve te trojeve te miratuar me vendim te qeverise. AKKP-ja brenda 15 diteve nga data e marrjes se kerkeses i dergon Drejtorise dosjen mbi truallin te shoqeruar me informacionet perkatese duke e shoqeruar shkresen me nje kopje te njesuar me origjinalin te ketyre vendimeve dhe planvendosjeve te tyre. Ne vendim theksohet se pas marrjes se informacionit Drejtoria i drejtohet shoqerise tregtare duke i kerkuar konfirmimin per blerjen e truallit. Nga ana e saj shoqeria ka ne dispozicion 20 dite nga data e marrjes se kerkeses per ti kthyer pergjigje Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike nese do te vijoje me blerjen. Nese refuzon ajo duhet te argumentoje arsyet e mosblerjes. Sipas vendimit ne rastet e blerjes se truallit nga shoqeria vlera e paguar nga ajo u kalon drejtperdrejt subjekteve te shpronesuara per kompensimin nese ka te tille sipas vendimeve perkatese te konfirmuara nga AKKP-ja. Ndersa ne rastet kur sipas konfirmimit te AKKP-se nuk ka subjekte te shpronesuara per siperfaqen perkatese vlera e truallit e paguar nga shoqeria kalon ne fondin e kompensimit financiar per ish-pronaret. Vendimi parashikon qe nese shoqeria refuzon blerjen e tokes brenda afatit te percaktuar toka u kthehet fizikisht pronareve te shpronesuar nese ka te tille sipas konfirmimit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Procedurat e kthimit ne kete rast kryhen nga AKKP-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›