E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë viziton Kosovën

Në Kosovë sot mbërrin për një vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Jilmaz, i cili do të pritet me nderimet më të larta ushtarake.
Fillimisht ai do të zhvillojë një takim me ministrin e FSK-së Agim Çeku, kurse më pas do të zhvillohet takimi bilateral ndërmjet të dy delegacioneve. Ministri turk do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›