Ministri i Shtetit për Koordinim, Zoti Marko Bello, priti sot në një takim të veçantë Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, znj. Marsi Ris. Ministri Bello e falenderoi ambasadoren për mbështe
Ministri i Shtetit për Koordinim, Zoti Marko Bello, priti sot në një takim të veçantë Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, znj. Marsi Ris.
Ministri Bello e falenderoi ambasadoren për mbështetjen e gjithanëshme të ofruar nga qeveria e SHBA, nëpërmjet Ambasadës dhe agjensive të specializuara, të cilat kanë qënë tërësisht të angazhuara për të ndihmuar konkretisht Qeverinë Shqiptare në përmbushjen e objektivave madhore në procesin reformues dhe integrues të Shqipërisë.
Më pas, Ministri Bello bëri një ekspoze të punës duke u ndalur në zhvillimet pozitive dhe arritjet në fusha të tilla si reforma në administrata publike, lufta kundër korrupsionit dhe masat e marra në këtë drejtim, lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore, përsosja e mekanizmit të koordinimit institucional dhe politikëbërjes etj. Ai theksoi se në këto arritje është evidentuar bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet strukturave shtetërore, aktorëve nga shoqëria civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, i cili ka ndikuar në përshpejtimin e mëtejshëm të plotësimit të objektivave priroritare, veçanërisht në drejtim të luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe korrupsionit.
Ambasadorja Ris, pasi e falenderoi z.Bello për ekspozenë, theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të përpjkjeve për të konsoliduar arritjet në fushat e lartëpërmendura, dhe se në këtë drejtim mbështetja e SHBA do të vazhdojë të rritet në të ardhmen.
Ambasadorja amerikane vlerësoi punën e Zyrës së Ministrit të Shtetit për Koordinimin, e cila në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qeveritare dhe joqeveritare, si materializim të vullnetit politik, ka përgatitur projekte konkrete në fusha të tilla si prokurimet publike, reforma në sistemin e taksave, krijimit të sportelit unik, drejtësia etj., në kuadër të aplikimit si një nga vendet e pragut të Llogarisë së Sfidës së Mijëvjecarit.
Në përfundim, ministri Bello dhe ambasadorja Ris, ndan të njëjtin mendim se thellimi i reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, do të jetë pjesë e pandarë e axhendës bashkëpunuese edhe në të ardhmen, në të mirë të shpejtimit të progresit të Shqipërsisë në rrugën e integrimit në strukturat Euro-Atlantike.