Ministri i jashtëm i Kosovës Hoxhaj vizitë në Japoni

Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ftuar nga homologu i tij japonez Koishiro Gemba është nisur për një vizitë zyrtare në këtë shtet.
Sipas mediave kosovare gjatë kësaj vizite Hoxhaj do të ketë takime të shumta me përfaqësues shtetëror të Japonisë, të shoqërisë civile dhe mediave.
Në takimin me ministrin e Jashtëm të Japonisë do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dyja shteteve, sidomos në fushën e ekonomisë, investimeve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.