E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i jashtëm turk Davotuglu viziton Iranin

Ministri i jashtëm i Turqisë do të vizitojë sot Iranin për të biseduar në lidhje me programin kundërthënës bërthamor.

Ministria e Jashtme tha se Ahmet Davutoglu do të mbajë konsultime dy-ditore me homologun iranian Ali Akbar Salehi në lidhje me programin bërthamor të Iranit si dhe për zhvillimet në Irak dhe Siri.

Ministria tha se bisedimet janë pjesë e takimeve të rregullta në mes ministrave të jashtë që mbahen dy herë në vit.

Por, takimi vjen pas tensioneve në rritje mes Iranit dhe fuqive perëndimore në lidhje me programin bërthamor.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani po zhvillon armët bërthamore, ndërsa Irani thotë se progarmi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›