Ministri izraelit Barak përgëzon ushtarët që sulmuan aktivistët
Ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak falënderoi trupat komando që zbatuan operacionin kudër flotiljes së ndihmave, gjatë se cilës u vranë disa civilë.
"Erdha këtu për t'ju falënderuar në emër të qeverisë izraelite", deklaroi Barak në bazën e ushtarëve të cilët zbatuan operacionin. Barak u mbrojt duke thënë se trupat komando gjatë kryerjes së operacionit u përballen me një rast shumë të vështirë.
"Kryet një operacion në kushte shumë të vështira dhe penguat mbërritjen e flotës në Gaza. Besoj se komandantët përgjegjës kanë nxjerrë mësimet e nevojshme për herën tjetër."
Më pas ministri Mbrojtjes, Ehud Barak, u takua me secilin prej trupave komando.
Baraku dhe komandantët izraelit do marrin në pyetje të gjithë trupat që morën pjesë në operacion. Qeveria izraelite do u japë përgjigje ndërkombëtarëve që kërkojnë hetim në bazë të dëshmive të trupave pjesëmarrëse në operacion.