E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj: Mësuesit tashmë me master

Tashmë për për tu bërë mësues dhe për të dhënë mësim në shkollat nëntë vjeçare duhet të mbarosh tre vitet e studimit bachelor dhe 1 vit e gjysëm master. Ndërsa për të dhënë mësim në shkollat e mesme duhet të bësh tre vjeçarin dhe dy vjet master. Ky është kriteri më i ri i bërë publik nga ministri i arsimit Myqerem Tafaj gjatë një konferencë për mësuesinë.

Ndërkohë kryeministri i vendit Sali Berisha i cili mori pjesë në këtë konference e vuri theksin tek rëndësia e gjuhës angleze. Ai u shpreh se kjo gjuhë është aq e rëndësishme sa duhej ti ishte e detyrueshme jo vetëm për masterin por edhe për Bachelorin.

Ndërkohë kryeministri i vendit është shprehur se të gjithë petagogët nuk duhet të hartojnë vetë tekste shkollore por të përkthejnë tekste e huaja që janë të vlerësuara në mbarë botën.

Në këtë konferencë janë dikutuar edhe probleme të tjera të rëndësishme të mësuesve në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›