"All Star", shkëlqejnë Brajant dhe Shak O‘Nill
Me Kobi Brajant dhe Shakill
O‘Nill në rolin e protagonistëve
kryesorë, skuadra e Konferencës
së Perëndimit arriti të
fitojë "All Star Game" në NBA
(Ndeshjen e Yjeve në basketbollin
amerikan). Në parketin e Feniksit
ata mposhtën ekipin e Konferencës
së Lindjes
me rezultatin
146-119. Brajant
realizoi 27 pikë
dhe katër asiste,
ndërsa O‘Ni l l
(lojtar i Feniks
Sans) realizoi 17
pikë përpara tifozerisë
vendase
dhe 5 pritje të topit nën tabelë.
Shak vallëzonte, ndërsa Kobi
driblonte kundërshtarët dhe
ashtu si në ditët e bukura, ata
udhëhoqën skuadrën e tyre drejt
triumfi t. Në fund të ndeshjes, të
dy basketbollistët u vlerësuan me
çmimin "Mvp" (Lojtari më i mirë i
ndeshjes). Kjo ishte hera e parë në
pesë vitet e fundit që Brajant dhe
O‘Nill luanin së bashku, pas tri
titujve të fi tuar me Lejkërs nga viti
2000 deri më 2002. "Mu rikujtuan
kohët e vjetra, deklaroi O‘Nill.
Ishim dyshja më e mirë në qarkullim.
Më kishte marrë malli të luaja
përkrah Kobit". Për të dy sportistët
kjo është hera e
tretë që vlerësohen
me çmimin
"Mvp" në
një ndeshje "All
Star". Brajant e
ka fi tuar në vitet
2003 dhe 2007,
ndërsa O‘Nill
në vitin 2000 (së
bashku me Tim Dankan) dhe
2004. "Çmimi si lojtari i ndeshjes
kur luan me më të mirët është
gjithmonë special", tha Brajant.
Në anën tjetër, pavarësisht 20
pikëve të LeBron Xhejms dhe 18
pikëve të Pol Pirs e Duejn Uejd,
lindorët dolën nga parketi të
humbur.
O‘Nill në rolin e protagonistëve
kryesorë, skuadra e Konferencës
së Perëndimit arriti të
fitojë "All Star Game" në NBA
(Ndeshjen e Yjeve në basketbollin
amerikan). Në parketin e Feniksit
ata mposhtën ekipin e Konferencës
së Lindjes
me rezultatin
146-119. Brajant
realizoi 27 pikë
dhe katër asiste,
ndërsa O‘Ni l l
(lojtar i Feniks
Sans) realizoi 17
pikë përpara tifozerisë
vendase
dhe 5 pritje të topit nën tabelë.
Shak vallëzonte, ndërsa Kobi
driblonte kundërshtarët dhe
ashtu si në ditët e bukura, ata
udhëhoqën skuadrën e tyre drejt
triumfi t. Në fund të ndeshjes, të
dy basketbollistët u vlerësuan me
çmimin "Mvp" (Lojtari më i mirë i
ndeshjes). Kjo ishte hera e parë në
pesë vitet e fundit që Brajant dhe
O‘Nill luanin së bashku, pas tri
titujve të fi tuar me Lejkërs nga viti
2000 deri më 2002. "Mu rikujtuan
kohët e vjetra, deklaroi O‘Nill.
Ishim dyshja më e mirë në qarkullim.
Më kishte marrë malli të luaja
përkrah Kobit". Për të dy sportistët
kjo është hera e
tretë që vlerësohen
me çmimin
"Mvp" në
një ndeshje "All
Star". Brajant e
ka fi tuar në vitet
2003 dhe 2007,
ndërsa O‘Nill
në vitin 2000 (së
bashku me Tim Dankan) dhe
2004. "Çmimi si lojtari i ndeshjes
kur luan me më të mirët është
gjithmonë special", tha Brajant.
Në anën tjetër, pavarësisht 20
pikëve të LeBron Xhejms dhe 18
pikëve të Pol Pirs e Duejn Uejd,
lindorët dolën nga parketi të
humbur.