E Shtunë, 31 Tetor 2026

ING përgatit largimin, viti i fundit me Renault

Sponsori kryesor i skuderisë
Reno, "ING Group", ka bërë të
ditur se do të largohet nga cirkuitet
e Formula 1 në fund të sezonit 2009.
Në një deklaratë zyrtare lexohej:
"Pas lajmërimit se do të ketë ulje
të shpenzimeve për shkak të krizës
fi nanciare, Grupi ING konfi rmon
se nuk do të rinovojë
kontratën
me skuadrën
Reno dhe ky do
të jetë viti ynë i
fundit në Botërorin
e F1". Lamtumira
ka ardhur në
mënyrë formale
dhe ajo ka shtuar
spekulimet se në fund të këtij
sezoni Fernando Alonso mund të
ndryshojë skuadër. E ardhmja e
pilotit spanjoll, i cili është shpallur
dy herë kampion bote me makinën
franceze, është lidhur vazhdimisht
me Ferrarin. Duke u rikthyer te
tërheqja e ING-së, vendimi i grupit
fi nanciar gjerman ka shumë peshë,
edhe sepse ata kanë qenë shumë
aktivë në garat e Formula 1, duke
qenë sponsorë zyrtarë të Çmimeve
të Mëdha në Melburn, Belgjikë,
Hungari dhe Turqi. Për shkak të
impenjimeve në 13 nga 18 garat që
ka kalendari, ata ishin një kompani
që shpenzonte shifra të larta edhe
për hapësirat
publicitare në
pistë. Shkurtimi
i fondeve, i paralajmëruar
nga
ING, kap vlerën
e afro 1 miliard
eurove për vitin
2009, ndërkohë
që nga 130 mijë
të punësuarit e këtij grupi, 7 mijë
vende pune do të mbyllen. Edhe
pse shifrat nuk janë zyrtare, mendohet
se kompania shpenzonte
në aktivitetet sportive rreth 86
milionë euro, ndërkohë që pjesa
më e madhe e kësaj shume (afro
65 milionë euro), shkonte në arkat
e Reno-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›