"Ministri jo deputet", Petrit Vasili në “News24”: Ndarja rrit eficencën
TIRANE - Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili konsideron se vendimi që ministrat e rinj të qeverisë të lënë mandatin e deputetit ndikon pozitivisht në qeverisje, duke rritur eficencën e institucioneve.
Në një intervistë me gazetaren Ola Bruko në rubrikën “Opinion” në “News24”, Vasili iu referua eksperiencës personale si ministër, duke theksuar se kjo detyrë kërkonte shumë kohë, duke mos lënë hapësira për përmbushjen e detyrimeve të tjera.
“Ka pasur një marrëveshje në tavolinën e bisedimeve dhe më tutje pas fitores flitet me terma të tjera, më konkretë. Pati dakordësi dhe nuk ka pasur kundërshti. Motivi i cili ka shtyrë ka qenë i shëndetshëm, për të bërë eficent dy institucionet që era herës për arsye të impenjimeve apo mungesës së eficencës, ose çalonte njëra ose tjetra. Unë kam qenë ministër pa qenë deputet. Puna më kërkonte kohë sa të jeni të bindur nuk do të gjeja kohë për impenjimet e elektoratit i cili të zgjedh. Ndarja rrit eficencën.”- deklaroi Vasili.
I pyetur nëse ai personalisht do ta linte mandatin e deputetit nëse i ofrohet një post ministror, Vasili tha: “Unë kam përgjegjësitë e mia në forcën politike ku kam nderin dhe privilegjin të bëj pjesë, jam zëvendës/kryetar i saj. Duhet të konsultohem me partinë dhe forumet e saj. Është një vendim politik. Njeriu i parë në LSI që ka dhënë shembullin e sakrificës ka qenë Ilir Meta. Në 2005-ën, Ilir Meta vuri principin që sipas votave do të shkojmë në parlament dhe i pari që nuk qe në listën e proporcionalit i pari ishte vetë ai. Mund të mos përfaqësohej në parlamentin shqiptar. Njeriu që e krijoi një forcë politike sakrifikoi i pari, po të tjerët?”
Më tej, Vasili komentoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndryshimin e rezultatit në qarkun e Lezhës, duke i hequr një mandat PS-së, për tja kaluar PD-së. Vasili theksoi se të majtët do t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor dhe do të respektojnë vendimin e tij.
“Nuk do të doja të bëja komente të gjata, sepse akoma kemi ë dispozicion hapa të drejtësisë së zgjedhjeve, si Kolegji Zgjedhor. Çdo mandat që ikën nga mazhoranca prodhon dëshpërim sepse është pjesë e një sakrifice të përbashkët. Sigurisht nëse ka kontestime ne kemi një etapë siç është Kolegji Zgjedhor, ne do ti bindemi vendimit të Kolegjit. E njëjta gjë është për Kukësin. Unë kam besim që në rishikimin e tyre ka besoj të gjithë ingredientët për të arritur tek ai mandat që LSI e meriton ta ketë. Në fund të fundit ne do t’i bindemi vendimit të Kolegjit Zgjedhor.”- deklaroi Vasili.
Nënkryetari i LSI-së u shpreh i bindur se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të certifikohet brenda pak ditëve, duke pasur parasysh numrin e vogël të ankimimeve nga subjektet politike.
(er.nu/BalkanWeb)