Ministri kosovar Hoxhaj vizitë triditore në Egjipt

Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj do të zhvillojë një vizitë triditore në Egjipt.
Sipas mediave kosovare gjatë qëndrimit në kryeqytetin Kajro, ai do të ketë takime të ndara me përfaqësues të shteteve anëtare të Ligës Arabe, ku do të kërkoj mbështetjen e Ligës Arabe në përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga 12 shtetet anëtare, që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.
Ministri Hoxhaj, gjithashtu do të ketë takime edhe me kandidatët për president të Egjiptit, me përfaqësues të lartë të Qeverisë së përkohshme dhe me liderë të partive kryesore politike.
Në njoftim theksohet se gjatë këtyre takimeve, ministri Hoxhaj, do të kërkoj njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit.