Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nesër në protestë

Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës do të shprehin pakënaqësinë e tyre për gjendjen politike dhe të sigurisë në këtë zonë.
Protesta organizohet dhe mbështetet nga të gjitha forcat politike, ndërsa do të zhvillohet nesër në qytetin e Bujanocit.
Një javë më vonë, për shkak të problemeve të funksionimin e administratës shtetërore protesta do të vazhdojë edhe në Preshevë
"Vendimin për mbajtjen e protestës e ka miratuar seanca e tre Kuvendeve shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja", ka thënë kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Sipas tij, këtë vendim nuk ka të drejtë ta ndryshojë asnjë parti politike.
Kjo protestë mbështet edhe nga spektri joqeveritarë në Luginë të Preshevës, OVL e UÇPMB-së si dhe Këshilli për të drejtat e njeriut.