E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Shtatori, SHBA-të nderojnë viktimat 10 vjet pas sulmeve

2976 persona humbën jetën pasi katër avionë u përplasën me dy kullat binjake të “Qendrës Botërore të Tregtisë” në Nju Jork, me Pentagonin dhe në një fushë në Pensilvani.

Të afërmit e viktimave, mes lotëve, vijojnë të lexojnë emrat e personave të tyre të dashur. Një minutë heshtje u mbajt në momentin që 10-vjet më parë avionët goditën “Qendrën Botërore të Tregtisë”. Avioni i parë goditi njërën prej kullave binjake në orë lokale 08:46 teksa avioni i dytë goditi kullën tjetër në orën 09:03.

Presidenti amerikan, Barak Obama, lexoi një pjesë nga Bibla, një pasazh nga Psalm-i 46, i cili flet për lidhjen me Zotin, “ndihmë shumë e pranishme në raste fatkeqësish”.

Të afërm të viktimave po ashtu janë mbledhur në Uashington dhe Pensilvani, ku u përplasën avionë me pasagjerë.

Në Ground Zero këtë vit është ndërtuar një pishinë, në anë të së cilës janë gdhendur për të qëndruar deri në përjetësi emrat e të gjithë personave që 10-vjet më parë humbën jetën.

Ceremoni përkujtimore për nder të viktimave do të mbahen edhe në Paris, Berlin, Prishtinë etj ndërkohë që më parë janë mbajtur edhe në Kabul, Kanberra etj.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-11 14:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›