E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri kosovar Kosovaret do te marrin pasaporta shqiptare

Zyrtare te qeverise se Kosoves nuk kane perjashtuar mundesine qe nje numer i kosovareve te synojne pajisjen me pasaporta shqiptare pas hyrjes se Shqiperise ne zonen lsquoShengen.

Ministri ne doreheqje i Integrimit Evropian Besim Beqaj ne nje interviste dhene BBC-se thote se historia ka treguar qe pas liberalizimit te vizave me Serbine disa shqiptare te Kosoves jane pajisur me pasaporta serbe dhe e njejta tani mund te ndodhe edhe me Shqiperine.

Ka qene nje fshehtesi publike nese mund ta quaj keshtu qe qytetaret tane kane mundur te shkojne ne Serbi dhe te blejne pasaporta biometrike - thote ai.

Sipas ministrit Beqaj ka pasur disa raste kur qytetaret e Kosoves kane shkuar ne Serbi dhe kane bere regjistrim fiktiv duke marre pasaporta serbe per te perfunduar keshtu ne vende te ndryshme te Bashkimit Evropian.

Kjo ka treguar se cdo bllokim qe behet krijon mundesi qe ata te gjejne rruge alternative dhe ky eshte argumenti qe ne perdorim cdo dite - tha ministri Beqaj.

Sic ka bere te ditur ambasada shqiptare ne Prishtine jane tete kritere qe duhet te plotesohen per te marre pasaporte te Shqiperise per nje huaj duke perfshire edhe qendrimin rezident prej 5 vjetesh respektivisht 3 vjetesh per qytetaret e Kosoves.

Pas vendimit te fundit per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen Kosova ka mbetur vendi i vetem qytetaret e te cilit nuk do te mund te udhetojne ne zonen lsquoShengen pa viza.

Komisioni Evropian ka paralajmeruar fillimin e shpejte te dialogut me Kosoven per procesin e liberalizimit duke e kushtezuar ate me riintegrimin e te zhvendosurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›