E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministri kroat takon kreun e SPAK dhe ministrin Manja, firmos marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë

Në Tiranë u firmos marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e Drejtësisë. Ministri kroat i Drejtësisë Ivan Malenica ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me homologun shqiptar Ulsi Manja.

Malenica garantoi Shqipërinë për asistencë në fushën e drejtësisë si dhe në gjyqësor duke përafruar legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Evropian në kuadër të integrimit.

Dy zyrtarët mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më herrët ministri kroat zhvilloi një takim me drejtues të Prokurorisë së Posaçme ku u diskutua rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar sa më efektiv në luftë kundër krimit të organizuar në rajon apo më gjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›