E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Eshte loje Politike e opozites, jo shtyrje

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi u perpoq dje deri ne mbyllje te seances plenare qe te mos lejonte shtyrjen e votimit per ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit. Ndryshime qe synojne ti japin ketij institucioni te drejten per te zhvilluar seanca degjimore per cdo kandidature qe presidenti sjell ne Kuvend per anetare te institucioneve kushtetuese. "Debati po zgjatet kot. Keto jane procedura teknike qe nuk kane arsye pse te shtyhen sepse behet fjale per nje nen te vetem", tha Patozi. Madje ai, kerkoi nga kryetarja Jozefina Topalli qe ti lihet dhe 10 minuta kohe opozites qe te rikthehet per konsensus e ne te kundert te vijoje votimi, por pa rezultat. "Une mendoj ti shtyjme meqe jane dhe disa propozime te reja", tha Topalli, duke marre keshtu dhe mbeshtetjen tashme te detyruar te Patozit. Megjithate, kreu grupit demokrat nuk la pa thene se qendrimi i opozites eshte nje tentative e qellimshme per te mos lejuar votimin. "Cdo veprim qe po ben opozita eshte nje loje politike, qe une nuk po dua ti shkoj deri ne fund se ku do ndalet", vijoi Patozi. Ai u shpreh se maxhoranca tentoi me cdo menyre qe ti ftoje per konsensus por ata nuk quan qellimisht e vijojne pafund debatet, duke tentuar per te zvarritur ketetuar per te zvarritur kete ceshtje deri ne pafundesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›