E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Sinan Egra, kandidat ne komunen Kashar

Partia Socialiste do te perfaqesohet ne zgjedhjet per kryetar komune ne Kashar nga sekretari i kesaj komune, Sinan Egra. Ishte Kryesia e Partise Socialiste, e cila, gjate nje mbledhjeje te zhvilluar ne mesditen e djeshme, vendosi qe ne garen elektorale te 27 korrikut, per kreun e kesaj komune, te perfaqesohet pikerisht nga kjo kandidature. Por, njekohesisht, vlen te permendet ketu dhe nje tjeter fakt, qe ky vendim u mor ne mungese, ose me sakte nje mbledhje kryesie pa drejtimin e kryetarit te PS-se, Edi Rama, i cili ndodhet ne Athine, ne vijim te turit te tij te dialogut, por njekohesisht dhe duke perfaqesuar kete parti ne Kongresin e 23 te Internacionales Socialiste, qe zhvillohet ne kryeqytetin grek. Nderkohe qe, ndalur te zgjedhjet e pjesshme, kujtojme se koalicioni "E majta per Integrim" startoi pak dite me pare fushaten elektorale, lidhur me zgjedhjet e pjesshme qe do te zhvillohen ne kete komune. Kjo do te jete sfida e pare e ketij koalicioni te majte, jo vetem perballe kampit kundershtar, por dhe kundrejt partise me te madhe opozitare, PS-se. Do te jete Alfred Bakalli, kandidati per kryetar i komunes se Kasharit, aktualisht keshilltar ne keshillin e kesaj komune, ai i cili do te perfaqesoje koalicionin me te ri brenda kampit te majte. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›