E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afati i dytë për provimin e maturës mbahet më 27 gusht

Prishtinë, 14 gusht - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, ka njoftuar se nxënësit të cilët nuk e kanë dhënë provimin e maturës në afatin e qershorit do i nënshtrohen provimit me 27gusht. Për 9434 nxënësit e mbetur në provim testi fillon në ora 10:00 në të gjitha qendrat e testimit të Kosovës. Nxënësit duhet të jenë një orë para fillimit të testit në mënyrë që të sistemohen në paralelet ku do të testohen. Testi organizohet në tri gjuhë  shqipe,turke dhe boshnjake si dhe përmban 100 pyetje me alternativa, që vetëm njëra  nga alternativat është e saktë. Gjithashtu ata duhet të kenë me vete Fletëparaqitjen, dokumentin e identifikimit dhe laps grafik. Paraqitja e provimit ka filluar me 10 gusht dhe vazhdon deri me 20gusht.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›