Luksemburgu, shpresa per "Qipron"
Ministri i Jashtem i Luksemburgut, Jean Asselborn, u shpreh dje se ka shenja qe problemi i Qipros mund te zgjidhet. Sipas tij, megjithese OKB-ja mban celesin e perpjekjeve per nje zgjidhje, BE mund te ndihmoje dhe nxise dy palet ne ishull te arrijne nje marreveshje. Asselborn iu referua takimit midis Presidentit te Republikes, Demetris Christofias dhe liderit qipriot turk, Mehmet Ali Talat, qe u zhvillua ne mars, si dhe krijimit te komiteteve teknike. Turqia dhe Greqia jane prej dekadash ne "lufte" per ishullin ende te ndare.