"Dora" e Berluskonit, ne krye te Senatit
Renato Schifani, nje nga bashkepunetoret me besnike te Silvio Berluskonit, u zgjodh dje kryetar i Senatit italian, personaliteti i dyte ne hierarkine e Shtetit pas Presidentit te Republikes. Schifani u zgjodh me 178 vota, ndersa shumica e kerkuar eshte 162 vota, njoftoi senatori i perjetshem, Giulio Andreotti qe kryesonte kete seance te pare te Senatit italian. Nje sicilian qe do te mbushe 58 vjec pas dy javesh, Schifani ka pervoje me Dhomen e Larte te Parlamentit, ku ka qene shef i senatoreve te Forza Italias, ish-partia e Silvio Berluskonit.