E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat”, procesi vetëm në 5 njësi në Gjirokastër

Procesi i aplikimit me karta identiteti në qytetin e Gjirkoastrës duket se po përballet jo me pak probleme. Nga 22 njësi vetëm 5 të tilla ka nisur procesi i aplikimit në. Prefekti i qarkut sqaron se ky proces nuk mund të mbarojë në kohë. 

GJIROKASTËR- Nga 22 njësi vetëm 5 të tilla ka nisur procesin e aplikimit të kartave të identitetit në Gjirokastër, ndërsa problemet dhe anomalitë vihen re dukshëm. Prefekti i qarkut Spiro Ksera, ka pranuar se ky proces pritet të has me probleme për vetë faktin se do të jetë një proces i gjatë, ndërsa bën të ditur për televizionin “Neës24” se ky proces nuk mund të mbaroje në kohë pasi qarku i Gjirokastrës mbart një numër të lartë emigrantësh.
Aktualisht procesi i kartave vijon në 5 njësi konkretisht në bashkinë Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj dhe në komunën e Dropullit të Sipërm.
Deri tani sipas të dhënave zyrtare vetëm për qytetin e Gjiorkastrës janë kryer 3300 aplikime nga të cilët 130 kanë qenë persona që janë pa asnjë dokument identifikimi. Ende nuk bëhet e ditur se kur pritet të nisë ky proces normalisht për 22 njësitë e tjera (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›