E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Vera tjetër më e gëzuar për shqiptarët

Në këtë ditë festive e pranishme në Elbasan ka qenë edhe kryetarja e grupit parlamentar të PS, njëherësh edhe deputete e këtij qyteti. Leskaj, ndërsa ka uruar shqiptarët dhe është shprehur se vitin tjetër kjo feste do të jetë më e gëzuar. 

ELBASAN- Ndërkohë në këtë ditë festive e pranishme në Elbasan ka qenë edhe kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste njëherësh edhe deputete e këtij qyteti Valentina Leskaj.
Leskaj, ka uruar shqiptarët për këtë ditë, por në veçanti ajo ka uruar qytetarët e Elbasanit, ku dhe Dita Verës ka zanafillën e saj.
“Elbasani është një nga vendet që ka të drejtë të gëzojë më shumë e të festojë më shumë pasi është i vetmi që ka ruajtur dhe ka kultivuar traditën dhe kulturën e Ditës së Verës. Urojë të gjithë qytetarët e Elbasanit të gjithë shqiptarët gëzuar festën e Ditës së Verës”- tha Leskaj

Ndër të tjera Leskaj është shprehur se vitin tjetër kjo feste do të jetë më e gëzuar për të gjithë dhe do të jetë një festë ndryshe me një qeveri ndryshe e cila do të kujdeset për qytetarët e saj.

Më tej Leksaj është shprehur se “dua ti sigurojë se vitin e ardhshëm dita e verës do të jetë një ditë tjetër vere, do të jetë një ditë më e bukur, më e gëzuar. Do të jetë një verë që do të këtë një qeverisje ndryshe, pra një qeverisje për kujdesin ndaj qyetarëve”- theksoi Leskaj. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›