Mat identifikohet kufoma. Vrasja për larje hesapesh
29 vjecari nga Tirana Osman Berneri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Greqia ndërsa e ëma një javë më parë kishte bërë denoncimin në polici të humbjes së djalit të saj.
MAT- Policia ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur dje në këmbët e urës së lumit Mat,. Policia bëri të ditur se viktima është Osman Berneri 29 vjec nga Tirana dhe denoncimi pë zhdukjen e tij ishte bërë nga e ëma 6 ditë më parë. Disa banorë të rastit kishin parë dje në mëngjes kufomën poshtë urës së njohur ndryshe si ura e Zogut dhe kishin lajmëruar policinë. Pasi kishte bërë verifikimet e duhura policia bëri të ditur se viktima ishte vrarë me 4 plumba, plagët e të cilëve janë në gjoks dhe në kokë. Policia totë se pista e parë e hetimit është ajo e një vrasjeje të mundshme për larje hesapesh. 29 vjecari nga Tirana Osman Berneri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Greqia ndërsa e ëma një javë më parë kishte bërë denoncimin në polici të humbjes së djalit të saj.
(s.g/BalkanWeb)