E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkences le pa Abetare femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi



Mbi 1000 femije te emigranteve shqiptare ne Greqi rrezikojne te mos zhvillojne mesimet plotesuese te Gjuhes shqipe per shkak se Ministria e Arsimit dhe Shkences nuk u ka derguar tekstet mesimore dhe materialet e tjera shkollore. Keshtu u shpreh dje Jovan Mehilli drejtues i keshillit pedagogjik te mesuesve te gjuhes shqipe ne Greqi si dhe rreth 300 mesues shqiptare te cilet u mesojne vullnetarisht shqipen femijeve shqiptare. Ata thone se kerkesen per libra dhe per mjetet e tjera mesimore ia kane derguar MASH-it qe ne muajin maj te ketij viti por kjo kerkese nuk u realizua kurre. Aq me keq tani qe vetem pak dite na ndajne nga fillimi i procesit mesimor. Sipas Mehillit MASH-it dhe shtetit shqiptar i mungon strategjia kombetare per rruajtjen e identitetit dhe mesimin e gjuhes shqipe ne diaspore. Mehilli thote gjithashtu se keshilli pedagogjik i mesuesve te gjuhes shqipe ne Greqi nuk po ben gje tjeter vecse po realizon nje te drejte themelore kushtetuese dhe po mban gjalle identitetin kombetar te shqiptareve.

Reagimi

Jovan Mehilli shprehet se MASH-i prej kohesh eshte indiferente ndaj kerkesave te keshillit pedagogjik te mesuesve te gjuhes shqipe ne Greqi. Kerkesat qe ky keshill u ka derguar si MASH-it ashtu dhe Ministrise se Jashtme ne Shqiperi kane qene per tekstet shkollore te Gjuhes shqipe si Paraabetare Abetare komplete mjetesh mesimore dhe librat per ciklin e ulet tekstin e Gjuhes shqipe regjistra amza metodika ne ndihme te mesuesit harta si dhe programe te unifikuara per mesimin plotesues te Gjuhes shqipe. Drejtori i ketij keshilli thote se mesuesit shqiptare ne Greqi nuk moren pjese ne seminarin e organizuar ne Vlore nga MASH-i per programin e mesimdhenies me 26 dhe 28 qershor 2010 edhe pse keshilli e kishte derguar kerkesen per pjesemarrje qe ne fillim te qershorit. Kerkesen per pjesemarrjen e mesuesve tane ne kete seminar ne ia kemi derguar MASH-it qe ne fillim te qershorit te ketij viti ndersa njoftimi per pjesemarrjen tone na erdhi pasi seminari ne fjale kishte mbaruar dhe une e kam te dokumentuar kete fakt - tha Mehilli. Drejtori i ketij keshilli ne fund te njoftimit te tij thote se i gjendur ne kete situate keshilli pedagogjik i mesuesve shqiptare ne Greqi kerkon angazhimin e MASH-it dhe te Ministrise se Jashtme shqiptare si institucione te specializuara te cilat pergjigjen direkt per problemin ne fjale te reagojne duke u angazhuar per zgjidhjen e situates si dhe vemendjen e Presidenti te Republikes Bamir Topi te kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kryeministrit te vendit Sali Berisha.

Kerkesat

1. Pergatitja e programeve dhe teksteve te posacme per nxenesit emigrante.
2. Pajisja e femijeve me deftese pas perfundimit te mesimeve plotesuese te gjuhes shqipe me qellim vazhdimin e arsimimit te metejshem ne Shqiperi.
3. Caktimi i nje pagese per mesuesit shqiptare qe ushtrojne mesimdhenien tashme prej afro 15 vitesh si dhe njohje e kohes se saj si vjetersi pune perllogaritur ne norme mesimore.
4. Ngritja ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences ne Shqiperi e nje strukture te posacme drejtori apo sektor qe te merret me arsimin shqip per emigrantet dhe diasporen si dhe buxhet te vecante.
5. Rinovimi i Marreveshjes dypaleshe te 4 nentorit 1998 midis dy ministrive te arsimit te Shqiperise dhe Greqise duke bere te mundur mesimin e gjuhes shqipe femijeve ne shkollat greke ku mesojne dhe gjuhen vendase.
6. Keto kerkesa jane perseritur per dhjete vite me radhe ku primarja per ne eshte ngritja e nje drejtorie emigracioni ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences qe te merret me mesimin plotesues te gjuhes shqipe ne diaspore dhe ne emigracion pasi jane 1/5 e familjeve shqiptare atje me mbi 500 mije femije shqiptare qe duan te mesojne gjuhen amtare.

Fillimet

Procesi i pare mesimor ne gjuhen shqipe dhe me mesues shqiptare ne Greqi eshte hapur me 7 mars 2001 ne Selanik ndersa tani atje zhvillohen rreth 60 kurse gjithsej. Keto kurse zhvillohen ne te gjitha qytetet kryesore te Greqise. Ne keshillin pedagogjik te mesuesve te gjuhes shqipe mesuesit kane kryer edhe disa seminare ku diskutohen per problemet qe i shqetesojne. Ketyre mesuesve shpesh u eshte dashur te perballen edhe me gjyqe greke per te mbrojtur te vetem ceshtjen e gjuhes shqipe dhe fundi ka rezultuar fitore e dyfishte per ta. Jo vetem qe gjykata por edhe Ministria e Arsimit ne Greqi u ka dhene te drejte. Shteti grek aktualisht nuk ka nje ligj qe te pergjigjet apo te detyrohet ligjerisht per mesimin e emigranteve ne gjuhen ame. Konventat jane firmosur por nuk jane detyrim per shtetin grek cdo shtet e zbaton konventen ne kohen e duhur dhe kur ai ka mundesi ekonomike.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›