Si shkaterruan qeverite gjate 20 viteve pensionet e ushtarakeve
Pas analizes se saj qe i ka bere gjithe periudhes 20 vjecare ne demokraci mbi zbatimin e te drejtave sociale ekonomike te ushtarakeve ka arritur ne konkluzionin se ushtaraket shqiptar akoma edhe sot e kesaj dite jo vetem qe nuk gezojne te drejta njelloj si gjithe koleget e tyre ne NATO por ndaj tyre nuk zbatohet as legjislacioni shqiptar i miratuar nga parlamenti dhe Presidenti i vendit. Gjithashtu ndaj tyre eshte mbajtur dhe po mbahet edhe sot e kesaj dite nje qendrim fyes denigrues shperfilles diskreditues dhe teresisht klasor e politik. Ne keto kondita Aleanca ka pergatitur nje material te plote me tere qendrimin e deri tanishem te grupeve politike dhe qeverive shqiptare te ardhura ne pushtet ne keto 20 vite demokraci ku veren se ne vecanti mazhoranca e sotme e sidomos kryeministri i saj z. Sali Berisha mban nje qendrim denigruesdiskriminues poshterues dhe ne kundershtim me legjislacionin shqiptar ne fuqi ku trajtohen te drejtat social ekonomike per ushtaraket shqiptar duke rene ndesh edhe me normat dhe legjislacionin e organizates se NATO-s ku dhe jemi anetar. Te gjendur para ketij realiteti denigrues e diskriminues te bere ndaj ushtarakeve keto 20 vite demokraci si nga qeverite e majta ashtu edhe ato te djathta Aleanca ka shperndare materialin e saj gjithe institucioneve te shtetit shqiptar brenda vendit si dhe atyre nderkombetar e perfaqesive te huaja .
1-Qendrimet e gjithe Qeverive shqiptare por edhe te gjithe institucioneve te tjera te shtetit shqiptar si parlamenti presidenti dhe partite politike me kryesore kane mbajtur nje qendrim tejet indiferent perbuzes e diskriminues duke zbatuar ne menyre konsenguente e plotesisht te fshehte variantin antidemokratik te luftes se klasave te sistemit diktatorial ndaj ushtarakeve. Ky qendrim eshte gjithashtu krejtesisht antidemokratik duke rene ndesh dhe me gjithe normat parimet dhe legjislacionin e sistemeve demokratike dhe konventave nderkombetare per lirite dhe te drejtat e njeriut duke mos i zbatuar dhe shkelur rende keto te drejta ku perfshihen edhe te drejtat social-ekonomike te ushtarakeve.
2-Qeverite shqiptare ne keto 20 vite demokraci kane zvarritur dhe shkelur qellimisht edhe legjislacionin shqiptar per te drejtat e ushtarakeve por dhe kure nuk i jane referuar dhe as kane menduar qe ti pajisin dhe ti trajtojne ata njelloj si koleget e tyre ne NATO anetare te se ciles jane dhe duhet te perfitojne edhe ata duke anashkaluar qellimisht zbatimin e legjislacionit ushtarak te NATO-s dhe ate nderkombetar.
3-Gjithashtu qeverite shqiptare ne keto 20 vite kane mashtruar keqas ushtaraket shqiptar te dale nga forcat e armatosura prej reformave te bera duke i premtuar trajtim dinjitoz ne perputhje me normat dhe legjislacionin ushtarak nderkombetar e sidomos ate te NATO-s ku ata do dhe aderojne sot. Nga ky qendrim mjaft i ulet dhe krejtesisht klasor e sidomos ne kundershtim me krejt rrymen demokratike ne Evrope dhe bote per kujdesin ndaj lirive dhe te drejtave te njeriut sot ushtaraket shqiptar ndodhen te diskriminuar te fyer te persekutuar e te parespektuar pa asnje dallim nga tere institucionet shteterore ne Shqiperiduke manifestuar me kete rast nje qendrim sa te pa pjekur dhe jo serioz po aq dhe antishqiptar e si rrjedhoje dhe antidemokratik.
4-Ne vazhden e ketyre qendrimeve qeverite shqiptare i nderprene padrejtesisht trajtimin financiar gjithe ushtarakeve nga viti 1993 deri ne vitin 1999 duke i flakur ata mes kater rrugeve pa asnje mbeshtetje sikur mos ishin bijte e ketij populli qe kishin sakrifikuar rinin dhe jeten per te ruajtur paqen e tij .Edhe sot e kesaj dite atyre nuk i eshte dhene asnje qindare nga pensionet e tyre duke bere harresen sikur te mos kete ndodhur asnje shkelje apo padrejtesi nga ana e qeveritareve te asaj kohe .Nje veprim i tille flet qarte per qendrim te dobet politik por pse jo edhe per hakmarrje nga njerez dhe segmente qe uzurpuan demokracine. Ne vazhden e ketyre qendrimeve nuk u jane derdhur edhe gjithe kontributet sigurimeve shoqerore gjithe ushtarakeve qe dolen nga reforma qe nga viti 1992 e deri me 1999 duke i bere akoma edhe nje dem me te madh financiar dem qe vazhdon te mos riparohet akoma dhe sot megjithese eshte njohur dhe premtuar nga gjithe qeverite se eshte bere gabim dhe do te korrigjohet .Nje gje e tille ben qe te gjithe ushtaraket e kesaj periudhe te perfitojne nje pension minimal pleqerie duke ja renduar akoma me shume jetesen ne ditet fundit te jetes nje qendrim ky mos mirenjohes per sakrificat e bera gjate gjithe jetes por dhe nje qendrim tejet obskurantist dhe me nje theks te rende politik i cili sa me pare e me cdo kusht duhet riparuar.
5-Nga qendrimet e lartpermendura sot ushtaraket e dale nga forcat e armatosura jane pa asnje perkrahje dhe mbeshtetje te flakur ne mes te kater rrugeve duke i krijuar atyre nje gjendje tejet te rende morale sociale e ekonomike jo vetem per ta si individ por edhe per familjet e tyre njelloj sikur te ishin qytetar te rendomte te cilet kurre nuk kane kontribuar per shoqerine popullin dhe shtetin shqiptar por kane vegjetuar dhe e kane demtuar rende atekur dihet katerciperisht qe eshte krejtesisht e kunderta .Ushtaraket shqiptar jane pjesa me patriotike me pozitive e popullit shqiptar qe ka kontribuar dhe ka sakrifikuar me shume se kushdo tjeter per te mbrojtur paqen dhe lumturin e popullit te tyre. Qenia realitet e forcave te armatosura shqiptare ne periudhen e luftes se ftohte ka sherbyer si nje nga faktoret baze dhe me te forte jo vetem per mos ndarjen por as per mos prekjen qofte dhe te nje milimetri nga 28 mije km2 te kufijve te Shqiperise kur dihet nga te gjithe qe ne ate periudhe te pakten tre gershere i kane qendruar mbi koke gjithmone Shqiperise. Historia kurre nuk duhet harruar dhe se bashku me te as ata qe sakrifikuan rinine dhe tere jeten per ti sherbyer popullit te tyre .Qendrimi i kundert do ti sherbente vetem mbajtesve te gershereve te cilat akoma nuk jane zhdukur plotesisht edhe sot per ata qe kane sado pak mendje dhe sy ndonese kemi edhe mjaft miq te mire e te sigurt sot ne bote. Ndaj ky qendrim i qeverive shqiptare ndaj qytetareve te saj me te devotshem dhe me patriot bie ndesh e si rrjedhoje eshte nje nga qendrimet me ekstreme e me unikalet ne bote e cila nuk vlereson por sulmon dhe denigron qytetarin e vlerave birin e popullit te tij duke e trajtuar ate si te kundertin e tij. Ky eshte nje handikap qe vetem nga politikanet dhe qeverite shqiptare ndodh por e cila jo vetem nuk mund te ndodh por as mund te konceptohet ne Evropen Perendimore por ate nuk mund ta hasesh as ne Ballkan ne vendet fqinj me ne por as ne tere Evropen lindore ku dhe aty vegjetoi sistemi i diktatures. Po aq sa edhe ne Shqiperi.
Ndaj ALEANCA KOMBETARE E USHTARAKEVE TE SHQTIPERISE i kerkon ne emer te gjithe ushtarakeve te dale nga reformat gjithe institucioneve te shtetit shqiptar pergjegjese per zbatimin e te drejtave social ekonomike te ushtarakeve qe urgjentisht te reflektojne dhe te ndryshojne kursin dhe qendrimin e deri tanishem ndaj ushtarakeve duke filluar menjehere zbatimin pik per pik te statusit te prillit te vitit 2004 duke pezulluar gjithe ligjet politike dhe artificat pseudo -ligje te nxjerra sipas deshirave orekseve mentalitetevepikepamjeve te grupeve politike te ndryshme te ardhura ne keto 20 vjet ne pushtet qe jane krejtesisht ne kundershtim jo vetem me legjislacionin shqiptar per kete problem por edhe ne kundershtim te plote me gjithe normatparimetdhe legjislacionin ushtarak te NATO-s e atij boteror por ne vecanti me tere normat parimet dhe legjislacionin e sistemit te demokracive kudo ne Evrope e ne bote. Nje qendrim i tille konform konventave Evropiane e boterore i sherben ne radhe te pare vete institucioneve te shtetit shqiptar jo vetem per ndryshimin e mentaliteteve me baze nga sistemi qe kemi lene pas por edhe emancipimit te ketyre institucioneve per ti trajtuar qytetaret shqiptar mbi bazen e parimeve universale te konventave dhe legjislacioneve mbi te drejtat dhe lirite e njeriut per te cilat mbare njerezimi e ka perkrahur e nuk toleron per asnje moment te mos zbatohet apo te shkelet nga kushdo qofte .
Aleanca me kete rast i ben me dije shtetit shqiptar se ajo eshte e gatshme te bashkepunoj me institucionet shteterore per ta zgjidhur perfundimisht kete handikap te sajuar artificialisht nga ata qe jo vetem jane naiv por edhe nga ata qe me dashje kerkojne te perbuzin pa drejtesisht ushtaraket por edhe te zhvillojne lufte klasash ne sistemin demokratik duke i bere nje dem te madh me kete qendrim unitetit per te cilin populli shqiptar ka aq shume nevoje sot
Aleanca gjithashtu i ben me dije shtetit shqiptar se ne rast se shteti shqiptar pra instancat e tij perkatese nuk do reagojne pozitivisht ne nje kohe te afert duke krijuar kushte per bashkepunim midis grupeve perfaqesuese te ushtarakeve dhe shtetit atehere atyre i jepet e drejta demokratike te perdorin gjithe potencialin demokratik duke filluar qe nga ankimet ne media me gjyqet me institucionet pergjegjese si ministria e mbrojtjes e financave me drejtojne e institutit te sigurimeve shoqerore dhe ato rajonale te cilat edhe sot e kesaj dite vazhdojne te shkelin rende ligjin e sigurimeve shoqerore per pagesat e ushtarakeve edhe pse qindra ushtarak kane fituar gjyqet por edhe deri tek protestat jo vetem per te fituar te drejtat tona por edhe per te kerkuar largimin e nenpunesve te papergjegjshem qe politikisht nuk duan te zbatojne ligjin por edhe deri tek largimi nga drejtimi i vendit i cdo ministri apo cdo qeverie e cila qellimisht apo nga mentaliteti e qendrimi politik e paaftesia nuk ju jep te drejtat ushtarakeve ashtu sic e kane ligjet shqiptare .Gjithashtu ushtaraket do ti drejtohen edhe gjithe institucioneve te mbrojtjes se te drejtave te njeriut si dhe gjykates se Strasburgut per te zgjidhur problemin e mohimit te te drejtave social ekonomike te zvarritura qellimisht nga nepunes te shtetit qe i eshte dhene gabimisht vota nga populli .Ndaj
Aleanca beson se do te mirekuptohet nga shteti shqiptar dhe se kjo odise 20 vjecare e nisur padrejtesisht ndaj bijve me te ndershem te ketij populli do te korrigjohet dhe si e tille nuk do te jene te nevojshme aplikimet e elementeve te demokracise per te zgjidhur nje problem qe kure nuk duhet te ishte problem midis shtetit dhe ushtarakeve te po ketij shteti. Nje zgjidhje prej nje perfaqesie te specialisteve nga radhet tona dhe nga shteti do ti sherbente te dy paleve jo vetem per mos krijimin artificial te problemit por dhe per te mos shpenzuar energji te pa arsyeshme per nje problem qe eshte plotesisht dhe lehtesisht i zgjidhshem ne qofte se ekziston deshira e mire mes palesh te te njejtit popull te te njejtes race. Aleanca se fundmi mendon se nepermjet kesaj deklarate do te jete mirekuptuar nga gjithe aktoret e shtetit shqiptar pergjegjes te ketij kalvari te pakuptimte 20 vjecar midis shtetit dhe ushtarakeve te po ketij shteti dhe se me ne fund ka ardhur koha e mirekuptimit dhe si rrjedhoje edhe zgjidhjes se problemit qe nuk duhet te ishte problem duke lene pas te shkuaren e duke pare perpara te ardhmen e cila gjithe energjite dhe shqiptaret bashke i kerkon
ALEANCA KOMBETARE E USHTARAKEVE TE SHQIPERISE
19 Shtator 2010