Ministria e Arsimit kundër nxënësve shqiptarë
Rreth 180 nxënës shqiptarë të rajonit të Tetovës edhe përkundër suksesit të shkëlqyeshëm kanë ngelur në rrugë dhe të paregjistruar. Për shkak të kësaj gjendje prindërit e tyre janë hedhur në protesta para shkollës, duke kërkuar zgjidhje urgjente për hapjen e paraleleve shtesë.
Mirëpo, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, por edhe zëvendësja e tij, Lindita Qazimi u deklaruan të prerë se nuk do të ketë paralele shtesë dhe nuk do të përfillen kërkesat e prindërve shqiptarë, të cilët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave, edhe para Qeverisë. Zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi theksoi se në shkollën e mjekësisë nuk ka probleme, por sipas saj, po tentohet të krijohen probleme.
“Nuk besojë se 180 nxënës kanë ngelur të paregjistruar.
Të gjithë shkollat kanë kriteriumet e veta dhe një numër i nxënësve pa dashur të ofendojë dhe nënçmojë janë nga ata nxënës që ndoshta nuk e kanë plotësuar kriterin që është paraparë nga shkolla e mesme e mjekësisë. Ata mund të regjistrohen në shkolla tjera, ku ka plotë vende të lira”, ka theksuar zëvendësministrja Qazimi.
Edhe ministri i Arsimit, Nikolla Todorov ka theksuar se rasti më i fundit në mjekësinë e Tetovës është i motivuar. “Nuk e di se nga janë të motivuar që në këtë mënyrë të shprehin revoltën e tyre. Paralelet nuk mund të hapet me kërkesë të një individi sepse ka një procedurë.Kërkesa nga pushteti lokal parashtrohet në qeveri dhe pastaj në koordinim me Ministrinë e Arsimit, përgjigja i kthehet pushtetit lokal”, ka theksuar ministri Todorov.
Por nga ana tjetër, sektori për arsim i komunës së Tetovës, thekson se ka parashtruar kërkesën për hapjen e paraleleve shtesë në mjekësi. Krerët e lartë të arsimit dje kanë marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të shkollës fillore në Drenovec të Tetovës, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi dhe ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi. (INA/start)