Seiti: Ndihmë maksimale për të prekurit nga tërmeti

Prefekti i qarkut Dibër, Xhaferr Seiti, në një prononcim për RTV "Ora News" deklaroi se tashmë të gjithë të prekurit nga tërmeti që tronditi Peshkopinë kanë marrë ndihmën e nevojshme nga pushteti lokal. Sipas tij, të dëmtuarve u janë mundësuar 250 çadra si dhe ndihmat ushqimore të nevojshme.
Sipas Sieitit, qeveria ka dhënë rreth 10 ton ndihma, ndërkohë që ndihma për të prekurit e tërmetit ka ardhur edhe nga Kryqi i Kuq.
Ai bëri me dije se tashmë janë ngritur 5 grupe vlerësimi, grupe që pritet të shtohen gjatë këtyre ditëve, të cilat do të bëjnë edhe bilancin e dëmeve. Prefekti i qarkut Dibër theksoi se edhe gjatë këtyre ditëve janë ndjerë lëkundje sizmike, por kanë qenë të lehta.
Tërmeti që ra ditën e dielë tronditi Peshkopinë, më së tepërmi Gjoricën dhe Shupenzën duke dëmtuar qindra shtëpi.