E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina do t’i thotë po protokollit EULEX-Serbi?

Lajmin e bën të ditur gazeta kosovar Koha Ditore, e cila citon një zyrtar evropian. Zyrtari i lartë i BE-së ka bërë të ditur se, bashkësia ndërkombëtare do të japë siguri të mjaftueshme se protokolli nuk do të cenojë sovranitetin e Kosovës.

Sipas gazetës, po zhvillohen konsultime midis krerëve të Kosovës dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, bisedime që po shkojnë drejt fundit. Gazeta shton  se në fund të kësaj jave pritet të mbyllen diskutimet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›