Ministria e Brendshme: PS gënjen, kemi ofruar ndihmë
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme ndaj deklaratave të Partisë Socialiste se shteti po rri indiferent ndaj banorëve të zonës së Dibrës që u tronditën pak ditë më parë nga tërmeti. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Brendshme përgënjeshtroi deklaratën e socialistëve, duke theksuar se ndërhyrja e shtetit ka qenë e menjëhershme për t‘u ardhur në ndihmë disa komunave të prekura nga tërmeti në Qarkun e Dibrës. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se "Partia Socialiste kujtohet të artikulojë politikisht qëndrimin e saj edhe më vonë sesa qeveria vepron praktikisht në terren në ndihmë të qytetarëve". Ministria e Brendshme i ka kujtuar partisë kryesore të opozitës, se ndërhyrja e qeverisë menjëherë pas rënies së tërmetit ka qenë e shpejtë dhe efikase.
Sipas ministrisë janë ngritur menjëherë dy kampe me çadra në komunat Gjoricë dhe Shupenzë. Duke paraqitur disa të dhëna në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se "292 çadra janë shpërndarë për banorët, shtëpitë e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme në komunat Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Ostren dhe Maqellarë. Ndërkohë, 65 çadra janë në gjendje në Komunën Shupenzë. 3.2 tonë ushqime u janë shpërndarë banorëve në këto komuna për të përballuar situatën emergjente të këtyre ditëve". Gjithashtu, kjo ministri informon se, qeveria ka deklaruar se banorët e shtëpive të dëmtuara mund të strehohen edhe në shtëpi me qira, ku Ministria e Brendshme merr përsipër të ndihmojë financiarisht.
Sipas drejtuesve të kësaj ministrie, ekspertët dhe grupet e punës të Ministrisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave dhe të Qarkut të Dibrës janë në terren që nga dita e parë pas rënies së tërmetit dhe po kryejnë vlerësimin e dëmeve. Deri më tani është vlerësuar dëmi për 392 banesa dhe fatmirësisht theksohet në deklaratë, dëmet nuk rezultojnë shumë serioze dhe janë të riparueshme. Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për shprehjen e qëndrimeve të pabaza dhe informacioneve të pavërteta nga ana e Partisë Socialiste. Kjo ministri ka siguruar opinionin publik se qeveria ka vënë dhe do të vërë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të riparuar të gjitha pasojat e tërmetit në zonën e Dibrës.