E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme dhe INSTAT proces per regjistrimin e fermave

Më 1 shtator do të nisë në terren puna për regjistrimin e njësive ekonomike jo bujqësore. E thënë më thjeshtë,  INSTAT do të marrë të dhëna konkrete për çdo fermë në rang vendi si dhe të dhëna për karakteristikat e secilës prej tyre.
Në këtë kuadër Ministria e Brendshme në bashkëpunim me INSTAT organizuan një takim me përfaqësues të të gjithë drejtuesve vendorë, të cilët do të japin mbështetjen e tyre për realizmin sa më korrekt të këtij procesi.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve lokal.
“Roli juaj në procesin e regjistrimit është thelbësor. Por ky rol kërkon nga ju dhe administratat tuaja që të merrni të gjitha masat në kohën e duhur për realizimin me suksese të këtij procesi. Në emër të institucionit që unë drejtoj ju garantoj se do të keni mbështetje të plotë. Masat e marra deri tani nga ana jonë, në bashkëpunim edhe me INSTAT janë të plota dhe sigurojnë funksionimin korrekt të Komisioneve përkatëse”, u shpreh Noka, gtjatë fjalës së tij. 
Vetëm gjatë këtij procesi do të punësohen në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 3500 Anketues, 750 Kontrollorë dhe 69 Mbikqyrës.
Regjistrimi I njësive ekonomike bujqësore do të shërbejë për konsolidimin e statistikave të sakta, që do të nevojiten në hartimin e politikave nga ana e qeverisë apo institucioneve të tjera. Po ashtu, procesi i regjistrimit ka një rëndësi të madhe edhe për vetë drejtuesit vendore, të cilët do të kenë mundësi që nismat e ndërmarra t’i bazojnë në të dhëna, në shifra dhe fakte reale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›