E Shtunë, 31 Tetor 2026

Produktet ushqimore, AKU kontrolle intensive në Lezhë

Garantimi i produkteve ushqimore ne te gjitha zonat turistike te Lezhes ka sjelle monitorim te vazhdueshem te subjekteve tregtare pergjate gjithe ketij sezoni turistik nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit ne Lezhe.

Nje shqetesim per kete dikaster jane ambulantet qe shfaqen gjate kesaj periudhe, qe ndonese jane ne nje numer me te vogel serish kerkohet nderhyrja e pushtetit vendor, pasi nuk kane asnje lloj identifikimi.

Drejtori i AKU-se ne Lezhe, Arjan Kruja, ka bere te ditur se gjate kontrolleve jane konstatuar mangesi te vogla, por qe nuk ndikojne ne garantimin e produkteve qe blihen nga konsumatori. Sipas tij, niveli mbetet i kenaqshem,ndersa ka deklaruar se do te vazhdojne inspektimet pergjate gjithe bregdetit qe mbulon qarku i Lezhes.

Sipas Krujes ka nje ndergjegjsim si te subjekteve tregtare ashtu edhe te vete konsumatoreve per te marre nje produkt te garantuar, ndersa gjate muajve te fundit jane kryer ne Lezhe mbi 280 inspektime, per te patur nje turizem cilesor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›