Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet

FOTOT >> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike >> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO Tiranë, 9 janar NOA Ministria e Brendshme apelon për ndihma dhe publikon një listë të kompanive që kanë kontribuuar deri tani për emergjencën humanitare pas përmbytjeve në veri të vendit.
Fatmir Konja, drejtor për Marrëdhëniet me Median e Publikun në Ministrinë e Brendshme i tha agjencisë NOA se Qeveria e Kosovës ka vendosur të japë një ndihmë financiare prej 200 mijë eurosh për banorët e shpërngulur nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë organe të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe jashtë saj, kompani biznesi, organizata joqeveritare dhe individë të ndryshëm, janë solidarizuar dhe po japin ndihma të konsiderueshme financiare e materiale për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Konktretisht, Bashkia Kamëz me 10 milionë lekë, Komuna Gjakovë me 10 mijë euro, kompania e telefonisë celulare AMC me 50 mijë euro, kompania e telefonisë celulare Vodafone me 15 milionë lekë, Çalik Holding me kompanitë Albtelekom, Eagle Mobile dhe BKT me 150 mijë euro etj. Shumë njësi vendore kanë ofruar ndihma ushqimore pranë Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër si dhe kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar banorët e evakuuar nga shtëpitë e përmbytura. Duke apeluar që ndihma të vazhdojë, Ministria e Brendshme sqaron se çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mund të derdhë kontributin përkatës. Ndihma mund të jepet në llogarinë speciale të çelur në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që kryejnë shërbime ndaj buxhetit të shtetit, me emërtimin Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë dhe mund të derdhet në lekë, euro, ose dollarë. e.r/NOA Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari