E Diel, 1 Nëntor 2026

Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri

English Version Below Tiranë, 9 Janar NOA - Çalik Holding, nëpërmjet 3 kompanive të kësaj korporate që operojnë në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile vendosi të dhurojë një shumë prej 150 mijë Eurosh, për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet në veri të vendit. Nisur nga situata e krijuar në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Shëngjinit, këto kompani kontribuuan me 120 mijë euro në të holla (që do të kalojnë në numrin e llogarisë për të prekurit) dhe me 30 mijë euro vlerë në ushqime. Albtelekom, BKT dhe Eagle Mobile, pjesë të Çalik Holding në Shqipëri, reaguan menjëherë dhe në mënyrë aktive për të ndihmuar familjet e evakuuara dhe ato të mbetura në shtëpitë e tyre në zonën e prekur nga përmbytja.

Ndjeshmëria e këtyre kompanive ka qenë mjaft e lartë gjatë gjithë periudhës së tyre aktive që nga privatizimi nga ana e Çalik Holding. Vlen të përmendet fakti se kompanitë Albtelecom dhe Eagle Mobile, të cilat kanë shtrirje në zonat e prekura, ofrojnë normalisht të gjitha shërbimet e tyre përkatëse. Kompanitë vënë në dukje se shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen me kujdesin maksimal, në mënyrë që të ndihmojnë në komunikimin e banorëve të zonës, zyrtarëve dhe institucioneve ndihmëse që kontribuojnë për zgjidhjen e situatës së rënduar. Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Europën Lindore, z. Orhan Çoskun (Orhan Xhoshkun) në një deklaratë ka thënë se Çalik Holding "nuk mund të qëndrojë duarkryq në situata të tilla kur njerëzit kanë përjetuar një fatkeqësi natyrore. Ne jemi të ndjeshëm ndaj situatave të tilla me pasoja sociale. Këto janë rastet dhe kjo është koha që ne duhet të qëndrojmë më pranë njëri tjetrit. Dua të theksoj se qëndrimi ynë aktiv në të tilla raste është pjesë themelore e principeve tona të Çalik Group. Ne jemi pranë këtyre familjeve, dhe shpresojmë e urojmë që gjendja e rënduar e përmbytjeve të marrë fund sa më parë, ka shtuar z. Xhoshkun (Cokun). Po ashtu, Drejtorët e Përgjithshëm të Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile, z. Mustafa Reshit Akdoan (Mustafa Reit Akdoan), z. Sejhan Penxhaplëgil (Seyhan Pencaplgil) dhe z. Ali Tashkën (Ali Takn) kanë vënë në dukje solidarizimin e tyre me banorët në këtë situatë të krijuar. Ndërkohë, kompania Eagle Mobile në bashkëpunim me Top Channel ka vënë në dispozicion numrin 56666, ku çdo abonent mund të dërgojë SMS me vlerë 100 lekë, dhe të gjitha këta kontribute do tu shkojnë familjeve të zonave të prekura. English Version Çalik Holding supports with Euro 150 thousand the families in the north Albania region affected by the floods Tirana, January 9 NOA - Çalik Holding, decided to donate an amount of Euro 150 thousand to help the families affected by floods in the north of the country, through its 3 companies operating in Albania, Albtelecom, BKT and Eagle Mobile. Prompted from the difficult situation created in the areas of Shkodra, Lezha e Shengjin these companies have contributed an amount of Euro 120 thousand in cash and 30 thousand Euros of other assistances and food. The Albtelecom, BKT and Eagle Mobile, part of Calik Holding in Albania, acted promptly and proactively to help the evacuated families and those stuck in their homes. These companies have performed a quite high sensitivity during the active period, since the privatization by Calik Holding. It is worth mentioning the fact that the companies Albtelecom and Eagle Mobile, which have spread their network in the affected areas, provide their respective services normally. Companies acknowledges that services will continue to be provided with maximum care, in order to assist in the communication area residents, officials and aid institutions that contribute to the solution of the aggravated situation. The President of Calik Holding for Balkans and Eastern Europe, Mr. Orhan Coskun in a statement has revealed that Calik Holding cannot stand and watch in such situation where the people are experiencing a natural disaster. "We are sensitive to such situations with social consequences. These are the times we should hold together more tightly. I want to emphasize that our active approach in such cases is part of our basic principles of Calik Group. We are close to these families, and hope and wish the situation of heavy flooding to end as soon as possible," added Coskun. Also, the General Directors of Albtelecom, BKT and Eagle Mobile, Mr. Mustafa Resit Akdoan, Mr. Seyhan Pencaplgil and Mr. Ali Takn have indicated their solidarity with the people in this situation. Meanwhile, the GSM Company Eagle Mobile in collaboration with Top Channel has announced the SMS number 56666, where each customer can send a SMS costing 100 Lek, and all these contributions will go to the families in affected areas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›